Scroll to top

Duke filluar nga Janari i vitit 2019, marka Seat ofrohet tek ne, eksluzivisht vetëm përmes Baki Automobile.

Si Partner i Autorizuar tash e 21 vite, ne cdo herë mundohemi të sjellim tek ju të rejat më të fundit nga Volkswagen Group, si në aspektin e shitjës e gjithashtu edhe të mirëmbajtjës.

Seat sjell në treg disa lloje të modeleve duke filluar nga kategorite e vogla si është Seat Ibiza, e cila kategorizohet me modelin e Volkswagen Polo, duke ofruar performanca pothuajse të ngjashme mirëpo me cmime relativisht më të arsyeshme.

Pastaj në radhë është Seat Leon i cili është mjaft i njohur tek ne edhe nga e kaluara. Gjithashtu Seat viteve të fundit ka zgjeruar linjën edhe ne kategorinë SUV. Duke ofruar 3 modele ku fillon nga Seat Arona, një SUV i vogel praktik dhe me stil të veqantë i cili bie në sy cdo herë. Pas tij vie Seat Ateca SUV kategori mesatare e i cili njëkohësisht ishte edhe SUV i parë nga Seat duke ofruar komoditet hapsirë dhe pajisje funksionale të cilat bënë që të kete mjaft sukses në treg. Dhe modeli i fundit nga Seat Tarraco e cili poashtu është nga modelet e lansuara së fundmi një SUV i kategorisë së madhe i cili me dizajn unik hapsirë dhe funksionalitet mbresëlënës janë përgjigja ideale për një familje. E pa dyshim se të gjitha modelet e Seat ofrohen me cmime konkuruese në treg e gjithashtu vlersohet si blerja më e mencur brenda buxhetit.

Për tu njoftuar më afër për të gjitha modelet dhe ofertat, ju lutem na vizitoni në showroom-in tonë ose na kontaktoni përmes email-it zyrtar.

[DISPLAY_ULTIMATE_SOCIAL_ICONS]

Kthehu Pas