Makina Golf është makina më e suksesshme në tregun Europian, për më shumë se katër dekada.
Një kapitull i ri në hisotrinë e makinës më të shitur fillon sot, 24 Tetor 2019, me premierën botërore të Golfit të tetë – i dixhitalizuar, i lidhur dhe intuitiv për të vepruar. Asnjëherë më parë Golf-i nuk ka qenë kaq përparimtar. Me verzionet hybrid të prezantuara në të njejtën kohë, po elektrizon klasën kompakte. Interieri i tij dixhital mundëson një dimension të ri të funksionimit intuitiv. Shpejtësitë deri në 210 km/orë është e mundshme përmes drejtimit asistues. Është Volkswagen-i i parë që përdorë “swarm intelligence” (sisteme të vetëorganizuara) përmes Car2X, do të thotë se mund të paralajmërojë kundër rreziqeve në bazë parashikuese. Premiera botërore është zhvilluar në Wolfsburg, në vendin ku është shpikur Golfi, dhe ku është ndërtuar dhe rafinuar për 45 vitet e fundit.
[DISPLAY_ULTIMATE_SOCIAL_ICONS]