Tiguan i ri
Tiguan Life dhe Life Plus
39,102€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë | Diesel
Vellimi:
1.5 | 2.0
Performanca:
150 KF | 193 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
2WD | 4WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Fellne alumini 17’’
Ambient Light me 10 ngjyra
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Qasja për çelës (Keyless Start)
Kamerë mbrapa
Tiguan Elegance
41,918€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë | Diesel
Vellimi:
1.5 | 2.0
Performanca:
150 KF | 193 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
2WD | 4WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Fellne alumini 18’’
Ambient Light me 30 ngjyra
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Qasja për çelës (Keyless Start) me Safelock
Kamerë mbrapa
Tiguan R-Line
51,236€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Diesel
Vellimi:
2.0
Performanca:
193 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
4WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Fellne alumini 19’’
Ambient Light me 30 ngjyra
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Asistent për parking (Park Assist Plus)
Qasja për çelës (Keyless Start)
Kamerë mbrapa
Disa nga karakteristikat e Tiguan të ri
(disa karakteristika mund të përmbajnë pajisje shtesë)
Dritat intelegjente IQ.Light Matrix
Sistemi i navigimit “Discover Pro Max” touchscreen me 38.1 cm / 15 inç
Ulëset e lekurës “Varenna” me lëvizje elektrike, funksion memorie dhe ngrohje/ventilim.
Profili i përzgjedhjes së veturës
“Comfort” telephone interface me mundësi charger function për 2 smartphones
Sistemi i zërimit “Harman/Kardon” me 10+1 speakers dhe 700 W
Fellne alumini 17 - 20 inç sportive
Teknologji e avancuar
Tiguan garanton sigurinë në çdo hap falë teknologjisë së avancuar që ofron. Sistemet inteligjente si Lane Assist, Side Assist, Park Assist dhe Front Assist me funksionin e frenimit emergjent reagojnë me shpejtësi në situata kritike, duke siguruar ndërhyrje efikase dhe mbrojtje maksimale për ju dhe familjen tuaj.
Me ndihmën e kamerave dhe sensorëve 360°, Tiguan ju ofron një pamje të plotë të mjedisit përreth, duke e bërë parkimin dhe manovrat në hapësira të ngushta më të lehta se kurrë më parë.
Për më tepër, sistemi i njohjes së shenjave të komunikacionit dhe monitorimi i vëmendjes së shoferit sigurojnë që të jeni gjithmonë të informuar dhe të përqendruar gjatë drejtimit. Këto teknologji parandaluese ndihmojnë në uljen e rrezikut të aksidenteve, duke rritur komoditetin dhe qetësinë në çdo udhëtim. Me Tiguan, çdo rrugë është më e sigurt dhe më e besueshme.
Funksionalitet dhe Komoditet për çdo udhëtim
Tiguan është gjithashtu i pajisur me funksionalitete të avancuara që bëjnë udhëtimin më të lehtë dhe më të këndshëm. Qasja pa çelës (Keyless locking and starting system “Keyless Access”) siguron lehtësi dhe rehati, ndërsa sistemi 4Motion i tërheqjes dhe frenimit me 4 rrota ofron stabilitet dhe kontroll të jashtëzakonshëm, pavarësisht kushteve të motit ose terrenit. Po ashtu, asistenti i nisjes dhe zbritjes nga kodra (4Motion) siguron një nisje të sigurt dhe të lehtë, edhe në terrene të pjerrëta. Për më shumë komoditet, App Connect Wireless për Apple CarPlay dhe Android Auto mundëson një lidhje të thjeshtë për telefonat tuaj, duke mundësuar qasje të lehtë në aplikacionet dhe funksionet e telefonit gjatë udhëtimit.
Eksterieri i Fuqishëm dhe Dinamik
Eksterieri i Tiguan është po aq tërheqës dhe i fuqishëm. Ngjyrat e reja metalike dhe jo-metalike të ofruara i japin automjetit një pamje të freskët dhe moderne. Dizajni sportiv i prerjeve dhe fellneve opsionale prej 17 deri në 20 inç ofron një pamje dinamike dhe sportive, ndërsa dritat IQ Light Matrix FULL LED ofrojnë ndriçim të përsosur për çdo kusht rrugor, duke siguruar një udhëtim të sigurt dhe komod, pa asnjë kompromis.
Pjesët e jashtme janë gjithashtu të ridizajnuara, me mbrojtës sportiv para dhe mbrapa që theksojnë karakterin e Tiguan-it. Po ashtu, paketa opsionale shtesë “Black Style” e bën automjetin më të veçantë, duke zëvendësuar kromin me një ngjyrë të zezë të ndritshme për një pamje më sportive dhe më të sofistikuar.
Me Tiguan, çdo udhëtim është një përvojë e veçantë që bashkon stilin, komoditetin, sigurinë dhe funksionalitetin në një automjet të vetëm. Ky SUV i fuqishëm dhe i sofistikuar ofron gjithçka që ju nevojitet për të shijuar çdo moment në rrugë.