Servisimi, mirëmbajtja, kontrolla teknike dhe garancioni
Përfitimet tuaja në Partnerin e Autorizuar për Volkswagen Group* Volkswagen, AUDI, SEAT, CUPRA, Skoda dhe Volkswagen Komerciale.
Në Baki Automobile, pavarësisht nëse vetura juaj është diesel apo benzinë, motor hibrid apo elektrik kujdesi për ju dhe automjetin tuaj është prioriteti ynë kryesor.
Ne ju ofrojmë pjesë 100% origjinale me cilësi të lartë dhe shërbime të personalizuara nga ekipi ynë profesional.
Zbuloni përse ne jemi partneri juaj i besuar për çdo nevojë të automjetit tuaj!
Riparime dhe Kontrollime
Ju ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh. Me ekspertizën tonë, automjeti juaj është në duar të sigurta.
Bateritë
Bateritë Volkswagen ofrojnë energjinë e duhur për performancën e automjetit tuaj. Partnerët tanë të shërbimit janë të gatshëm të kontrollojnë gjendjen e baterisë dhe të kujdesen për ndërrimin ose instalimin kur është e nevojshme.
Në rast se keni pyetje për baterinë me tension të lartë të automjetit tuaj elektrik, specialistët tanë të trajnuar janë këtu për t’ju asistuar me profesionalizëm.
Frenat
Frenat e veturës tuaj janë një ndër komponentët më të rëndësishëm të sigurisë, duke përballuar përdorimin më intensiv. Për të garantuar funksionimin e tyre të sigurt dhe pa probleme, është e domosdoshme që ato të kontrollohen dhe mirëmbahen rregullisht.
Gjatë kontrollit të frenave, shqyrtohen të gjitha pjesët e sistemit të frenimit, përfshirë edhe frenin e dorës, si dhe verifikohet niveli i lëngut të frenave. Nëse ndonjë pjesë është e dëmtuar, riparimi ose ndërrimi kryhet në kuadër të shërbimit të frenave.
Filterat
Për më pak pluhur dhe polen në brendësi e automjetit tuaj, një djegie më efikase në motor dhe jetëgjatësi të zgjatur të motorit: filterat e ndryshëm të Volkswagen kontribuojnë në mbajtjen e automjetit tuaj të pastër dhe në gjendje optimale.
Xhami dhe dritat
Xhami luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin e automjetit tuaj. Edhe dëmtimet më të vogla mund të ndikojnë në sigurinë tuaj dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Prandaj, është thelbësore të veproni menjëherë në rast të ndonjë dëmtimi të xhamit.
Përfitoni nga Shërbimi i Riparimit të Xhamave dhe sigurohuni për një riparim profesional me pjesë origjinale të cilësisë Volkswagen Group
Karroseria dhe limaria
Keni qenë pjesë e një aksidenti dhe nuk dini ku ta riktheni automjetin tuaj në gjendjen e mëparshme? Mos u shqetësoni!
Ne ofrojmë zgjidhje për të gjitha problemet e automjetit tuaj, përfshirë riparimet e karroserisë. Shërbimet tona kryhen me pajisje të sofistikuara, duke ndjekur çdo hap sipas standardeve më të larta të Volkswagen Group.
Motorri dhe shasia
Siguroni udhëtime të besueshme dhe mbani në formë automjetin tuaj Volkswagen Group me një kontroll të plotë. Partneri juaj i shërbimit do të shqyrtojë me kujdes pikat më të rëndësishme të automjetit – nga frenat deri te motorri. Për më shumë siguri dhe vlerë të shtuar, rezervoni terminin tuaj.
Kontrolla teknike
Që nga shkurti i vitit 2013, qendra jonë ofron shërbime profesionale për kontrollin teknik të automjeteve. Kjo qendër është e specializuar për kontrollimin e automjeteve me masë të lejuar deri në 3500 kg, duke siguruar një proces të saktë dhe në përputhje me standardet më të larta.
Qendra ndodhet në Vranjevc, rruga Vëllezërit Fazliu nr.262, Prishtinë, dhe ofron shërbime për kontrollin teknik të këtyre llojeve të mjeteve:
- M1: Automjete për pasagjerë deri në 8+1 ulëse.
- Makina bujqësore: Për nevojat bujqësore.
- N1: Automjete transportuese me masë të lejuar deri në 3500 kg.
- O1: Rimorkio të lehta deri në 750 kg (me një bosht, përveç gjysmë rimorkios).
- O2: Rimorkio me masë nga 750 kg deri në 3500 kg.
Kontrolli dhe mirëmbajtja e rregulltë
Janë të domosdoshme për të ruajtur vlerën, performancën dhe sigurinë teknike të veturës tuaj*.
Ju përfitoni:
- Pjesë 100% origjinale me 2 vite garancion
- Shërbime profesionale, të ofruar me punëtori të autorizuar Volkswagen Group me kapacitetin më të madh të vinçave në Kosovë.
- Pajisje të sofistikuar, sipas standardeve të Volkswagen Group.
- Garancion për mobilitet, qëndrueshmëri në udhëtimet tuaja.
- Shërbime elektronike, duke ju siguruar që kudo në botë të figurojë që vetura juaj është mirëmbajtur tek ne.
Pjesët e Duhura për Volkswagen-in Tuaj
Kujdes ndaj pjesëve të falsifikuara! Në treg mund të gjenden pjesë që duken si origjinale, por nuk ofrojnë të njëjtën cilësi dhe siguri. Zgjidhni gjithmonë pjesët origjinale Volkswagen për të përfituar 100% cilësi prodhuesi dhe për të mbrojtur automjetin tuaj nga dëmtimet e mundshme.
Për më shumë informacion dhe për të gjetur pjesën që ju duhet, na kontaktoni.
Garancioni dhe zgjatja e garancionit (në veturat e reja)
Volkswagen ju ofron siguri dhe qetësi me garancionin e veturave të reja. Riparimet realizohen duke përdorur pjesë origjinale në punëtorinë tonë, duke ju mbrojtur nga kostot e papritura të riparimeve.
Kur blini një veturë të re, ju mund të zgjidhni garancionin që përshtatet më së miri me nevojat tuaja:
- Garancioni bazë i veturës: 2 vite pa limit të kilometrave dhe
- Garanci i zgjatur i shkallëzuar
Zgjedhja e garancionit të zgjatur ju mundëson fleksibilitet për vitet dhe kilometrat e mbuluara. Opsionet janë si më poshtë:
Vitet: | 3 vite | 3 vite | 3 vite | 4 vite | 4 vite | 4 vite | 5 vite | 5 vite | 5 vite |
Kilometrat e kufizuara: | 30,000 km | 60,000 km | 90,000 km | 40,000 km | 80,000 km | 120,000 km | 50,000 km | 100,000 km | 150,000 km |
Vitet | Kilometrat e kufizuara: |
3 vite | 30,000 km |
3 vite | 60,000 km |
3 vite | 90,000 km |
4 vite | 40,000 km |
4 vite | 80,000 km |
4 vite | 120,000 km |
5 vite | 50,000 km |
5 vite | 100,000 km |
5 vite | 150,000 km |
Për shembull, nëse zgjidhni opsionin 5 vite / 150,000 km, vetura juaj është e mbuluar nga garancioni për 5 vite ose deri në 150,000 km– vlen opsioni që arrihet i pari.
Servisimi dhe mirëmbajtja në servisin tuaj të autorizuar është thelbësore për të garantuar performancën dhe sigurinë e automjetit tuaj. Ju ftojmë të na vizitoni në showroom-in tonë ose të na kontaktoni përmes formës së kontaktit më poshtë për çdo pyetje apo rezervim shërbimi.