Eksploroni gamën e gjerë të modeleve që CUPRA tashmë ofron në tregun tonë dhe zbuloni veturën që i përmbush të gjitha pritshmëritë tuaja!
Vizitoni showroom-in tonë për ta parë nga afër Golf 8.5 dhe përjetoni një kombinim të përkryer të stilit, teknologjisë dhe përformancës. Rezervoni test-drive sot dhe zbuloni pse ky model vazhdon të jetë një ikonë në klasën e tij!
Volkswagen Taigo ju sfidon të mos ndiqni trendet, por t’i krijoni ato. Ejani në showroom-in tonë dhe zbuloni vetë se si Taigo mund të bëhet partneri juaj ideal për çdo udhëtim.
Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur miq të Baki Automobile,
Sonte është një ngjarje vërtet e veçantë, dhe më lejoni të them se jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu me ju për të festuar këtë jubile të rëndësishëm. Me vete kam edhe kolegen time të çmuar, znj. Melanie Schteinmetz, e cila i është bashkuar kësaj mbrëmjeje të veçantë.
Na është dashur të ndërronim katër aeroplanë sot për të arritur në Prishtinë, dhe kemi nisur ditën shumë herët. Por e gjithë kjo është asgjë në krahasim me përkushtimin dhe mundin që ka dhënë Baki Automobile gjatë këtyre 20 viteve të ekzistencës së saj.
Me këtë rast, dëshiroj nga zemra ta uroj Baki Automobile për këtë përvjetor të jashtëzakonshëm. Jemi duke festuar një histori suksesi, dhe ky është një moment i denjë për t’u kremtuar.
Nëse e imagjinoni se si ka nisur kjo kompani – me vetëm pesë punonjës – dhe sot numëron mbi 60 të punësuar, me mbi 8,000 automjete të reja dhe 2,500 vetura të përdorura të shitura, atëherë kuptoni se kemi të bëjmë me shifra vërtet mbresëlënëse. Dhe për më tepër, janë dhjetëra mijëra konsumatorë të kënaqur – ndër ta edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.
Këto janë të dhëna që flasin vetë për rëndësinë e këtij 20-vjetori.
Që nga vizita ime e parë në këtë partner, në vitin 2017, e deri më sot, ndjej ende tre elementë kyç që e karakterizojnë Baki Automobile:
Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme, pasi edhe në Volkswagen AG kemi një agjendë të qartë për përballjen me transformimet e industrisë. Siç e dini të gjithë, industria automobilistike – sikurse bota në tërësi – po kalon përmes ndryshimeve të shpejta dhe të thella. Ka ende shumë të panjohura përpara, por një gjë mbetet e sigurt: për Volkswagen, shtylla kyçe e suksesit është dhe do të mbetet rrjeti i partnerëve të autorizuar.
Ne besojmë se marrëdhënia jonë me konsumatorin ndërtohet dhe forcohet përmes partnerëve të fortë si Baki Automobile. Dhe unë jam thellësisht i bindur se bashkë kemi një të ardhme të suksesshme përpara.
Ju falënderoj sinqerisht për vëmendjen dhe ju uroj një mbrëmje të këndshme. Jam me të vërtetë i entuziazmuar të takoj secilin prej jush, të bisedojmë dhe të forcojmë edhe më tej këtë bashkëpunim të vyer me Baki Automobile.
Së fundi, kemi sjellë me vete edhe një dhuratë të veçantë: një model origjinal të Volkswagen “Breshka” – një simbol historik i markës sonë, ardhur direkt nga fabrika. Një dhuratë e merituar për një partner të jashtëzakonshëm!
Faleminderit!
Eksploroni gamën e gjerë të modeleve që CUPRA tashmë ofron në tregun tonë dhe zbuloni veturën që i përmbush të gjitha pritshmëritë tuaja!