ID.7 i ri
Tipi i baterisë:
Lithium-ion
Top speed:
180 km/h
Shpenzimet e kombinuara:
14,1 kWh/100km
Koha e mbushjes së baterisë AC
11kW 0% - 100% SOC - 08:00 h
Koha e mbushjes së baterisë DC Max
kW 10% - 80% SOC - 28 min
Koha e mbushjes së baterisë për 100km range
Me DC Max kW - 6 min
Disa nga karakteristikat e ID.7 të ri
(disa karakteristika mund të përmbajnë pajisje shtesë)
Dritat intelegjente IQ.Light Matrix
Voice control IDA
Ulëset e para të lëkures me funksion elektrik dhe memorie
Fellne alumini nga 19 - 20 inç sportive
Sistemi i zërimit “Harman/Kardon” me 8+1 speakers me 480W
Risi e teknologjisë dhe performancës në botën elektrike
ID.7 ofron një eksperiencë të paharrueshme udhëtimi, ku komoditeti dhe teknologjia janë të bashkuara për të krijuar një atmosferë luksoze dhe inovative. Interieri është e dizajnuar me materialet më të shkëlqyera, që ofrojnë një ambient të këndshëm dhe të sofistikuar. Dritat e ambientit dhe hapësira e madhe për pasagjerët e bëjnë çdo udhëtim të rehatshëm dhe relaksues. Timoni multifunksional dhe paneli i komandave me ekranin e madh dhe intuitiv sigurojnë akses të shpejtë në funksionet e nevojshme. Sistemi i klimës automatik, ulëset me ngrohjr dhe opsionet e masazhit janë disa nga detajet që e bëjnë këtë veturë të jashtëzakonshme.
Siguria - një ndër aspektet më të rëndësishme në ID.7
Siguria është një nga aspektet më të rëndësishme të ID.7. Ky model është i pajisur me teknologjitë më të avancuara për të siguruar mbrojtjen e pasagjerëve dhe shoferit. Lane Assist, Side Assist, dhe Front Assist janë disa nga sistemet që ndihmojnë për të parandaluar aksidentet dhe për të mbajtur veturën në linjën e saj. Frenimi emergjent dhe kamera 360° ofrojnë mbikëqyrje të plotë rreth automjetit, duke siguruar siguri maksimale kur parkoni ose lëvizni në hapësira të ngushta. Senzorët 360° dhe njohja e shenjave të komunikacionit ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për një udhëtim të sigurt. Sistemi i monitorimit të vëmendjes dhe përgjumjes së shoferit ndihmon për të ruajtur fokusin dhe për të parandaluar lodhjen e shoferit
Komoditeti dhe dizajni
ID.7 ka një dizajn modern dhe aerodinamik që e bën të dallohet në rrugë. Forma e saj elegante dhe linjat e pastërta sigurojnë efikasitet maksimal dhe një pamje tërheqëse. Ky model vjen me ngjyra të reja, përfshirë disa ngjyra metalike dhe mat, që e bëjnë veturën të personalizueshme sipas preferencave tuaja. Felgët e opsionalit janë të disponueshme në madhësi të ndryshme, ndërsa ndriçimi është siguruar me dritat IQ.LIGHT Matrix LED, që ofrojnë një shikueshmëri të jashtëzakonshme, pa krijuar ndriçim të tepërt për automjetet përballë. Çdo detaj, nga dyert e stilizuara deri tek pamja dinamike e tij, është projektuar për të krijuar një veturë që është jo vetëm funksionale, por edhe tërheqëse.
ID.7 është një veturë që ofron një ekuilibër të përsosur mes dizajnit elegant, teknologjisë moderne dhe sigurisë së lartë.