Golf i ri
Golf Life dhe Life Plus
29,116€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë | Diesel
Vellimi:
1.5 | 2.0
Performanca:
116 KF | 150 KF
Ndrruesi:
M-6 | DSG-7
Tërheqja:
2WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Fellne alumini 16’’
Ambient Light me 10 ngjyra
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Mobile phone interface Bluetooth me charging feature
Golf Style
31,415€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë | Diesel
Vellimi:
1.5 | 2.0
Performanca:
150 KF
Ndrruesi:
M-6 | DSG-7
Tërheqja:
2WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Fellne alumini 17’’
Ambient Light me 30 ngjyra
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Mobile phone interface Bluetooth me charging feature
Ulësja e shoferit me memorie dhe elektrike
Kamerë mbrapa
Golf R-Line dhe R-Line Plus
35,679€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë | Diesel
Vellimi:
1.5 | 2.0
Performanca:
150 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
2WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Paketë sportive R-Line
Timon sportiv multifunksional i lëkurës me touch-screen
Fellne alumini 17’’
Ambient Light me 30 ngjyra
Ulëset e para me mbishkrim R-Line
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Mobile phone interface Bluetooth me charging feature
Kamerë mbrapa
Disa nga karakteristikat e Golf-it të ri
(disa karakteristika mund të përmbajnë pajisje shtesë)
Dritat intelegjente IQ.Light Matrix
Sistemi i navigimit “Discover Pro Max” touchscreen me 32 cm/12.9 inç
Voice assistant “IDA”
Kamerë 360 shkallë
Logo Volkswagen para e ndriçuar
Siguria që ju mbron në çdo hap të rrugës
Golf vjen i pajisur me teknologji të avancuara sigurie për të mbrojtur shoferin dhe pasagjerët në çdo moment. Lane Assist, Side Assist, Park Assist janë disa nga funksionet që sigurojnë mbajtjen e veturës në korsinë e saj dhe paralajmërime për pengesat në rrugë. Front Assist – Frenimi emergjent aktivizohet automatikisht në rast të një pengese të papritur, duke parandaluar aksidentet dhe siguruar sigurinë tuaj.
Adaptive Cruise Control ofron mundësinë për të mbajtur një shpejtësi konstante dhe distancë të sigurt nga automjetet para, ndërsa kamera dhe senzorët 360 shkallë ofrojnë pamje të plotë të mjedisit rreth veturës, duke lehtësuar parkimin dhe manovrat në hapësira të ngushta. Monitorimi i avancuar i vëmendjes dhe përgjumësisë së shoferit siguron që shoferi të mbetet i përqendruar dhe i gatshëm për çdo situatë të mundshme në rrugë.
Funksionalitet dhe Teknologji për çdo moment
Golf ofron funksionalitet të avancuar për të lehtësuar jetën tuaj. Qasja pa çelës ju mundëson të hapni dhe ndizni veturën vetëm duke pasur çelësin me vete, ndërsa zgjedhja e profilit të drejtimit ju lejon të personalizoni eksperiencën e drejtimit sipas deshirës tuaj.
Sistemi i alarmit kundër vjedhjes, me monitorim të brendshëm dhe mbrojtje kundër tërheqjes, ofron një nivel të lartë mbrojtjeje për veturën tuaj. App Connect për Apple CarPlay dhe Android Auto siguron lidhje të thjeshtë për telefonin tuaj, duke e bërë më të lehtë çasjen në aplikacione dhe funksione të ndryshme të telefonitme veturën gjatë udhëtimit tuaj.
Eksterieri që dallohet në secilin kënd
Golf ofron një dizajn të jashtëzakonshëm që e bën të duket gjithmonë modern dhe dinamik. Ngjyrat e reja metalike dhe jo-metalike ofrojnë mundësi të ndryshme për t’i dhënë stilin tuaj personal, ndërsa prerjet sportive dhe fellnet opsionale prej 16 deri në 18 inç i japin veturës një pamje më të fuqishme dhe më sportive. Dritat Full LED Matrix IQ.Light ofrojnë ndriçim të jashtëzakonshëm, duke siguruar siguri të lartë në rrugë dhe një udhëtim komod. Mbrojtësit sportiv para dhe mbrapa përmirësojnë pamjen dhe bëjnë veturën të duket më sportive. Po ashtu, paketa opsionale “Black Style” i jep veturës një pamje edhe më të sofistikuar, duke zëvendësuar kromin me ngjyrë të zezë.
Golf është një veturë që bashkon dizajnin modern, teknologjinë e avancuar dhe sigurinë e lartë për t’ju ofruar një përvojë të jashtëzakonshme në çdo udhëtim. Golf është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë më të mirën në çdo aspekt. Zbuloni Golf dhe bëni çdo udhëtim një eksperiencë të paharrueshme.