T-Roc i ri
T-Roc Life
35,037€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë
Vellimi:
1.5
Performanca:
115 KF | 150 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
2WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED
Fellne alumini 16’’
Timon shumëfunksional tiptronic
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Asistent për ndrim të korsis (Side Assist)
Ulëset e shtofit
Sistemi i kamerës së pasme
App-Connect duke përfshirë App-Connect Wireless për Google Android Auto dhe Apple Car Play
T-Roc Style
36,547€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë
Vellimi:
1.5
Performanca:
150 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
2WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED Plus
Fellne alumini 17’’
Timon shumëfunksional tiptronic me ngrohje
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Asistent për ndrim të korsis (Side Assist)
Çasja pa çelës "Keyless Access" pa Safelock
App-Connect duke përfshirë App-Connect Wireless për Google Android Auto dhe Apple Car Play
Sistemi i kamerës së pasme
T-Roc R-Line
38,391€ duke përfshirë TVSH-në.
Motorri:
Benzinë
Vellimi:
1.5
Performanca:
150 KF
Ndrruesi:
DSG-7
Tërheqja:
2WD
Karakteristikat bazë:
Dritat LED Plus
Fellne alumini 18’’
Paketë sportive R-Line
Timon sportiv shumëfunksional i veshur me lëkurë me ngrohje dhe tiptronicUlëset e para me mbishkrim R-Line
Asistent për mbajtjen e shiritit (Lane Assist)
Asistent për këndin e vdekur (Side Assist)
Asistent për frenim emergjent (Front Assist)
Çasja pa çelës "Keyless Access" pa Safelock
App-Connect duke përfshirë App-Connect Wireless për Google Android Auto dhe Apple Car Play
Xhamat mbrapa të errësuar nga prodhuesi
Kamerë mbrapa
Pedale çeliku inox të lëmuar
Disa nga karakteristikat e T-Roc të ri
(disa karakteristika mund të përmbajnë pajisje shtesë)
Stil dhe Personalizim
Dizajni i jashtëm i T-Roc është një kombinim perfekt i linjave të pastra, moderne dhe sportivitetit. Vetura është i disponueshëm me fellne prej 16 deri në 20 inç, të cilat ofrojnë mundësi të shumta për personalizim dhe shtojnë karakterin dinamik të veturës. Ngjyrat e jashtme përfshijnë një gamë të gjerë ngjyrash të reja metalike dhe jo metalike, të dizajnuara për të nxjerrë stilin unik të çdo vozitësi. Përsa i përket ndriçimit, T-Roc vjen standard ne disa paketa me drita LED Plus, që sigurojnë ndriçim të fuqishëm dhe efikas, ndërsa opsionalisht ofrohet teknologjia IQ.Light Matrix, e cila garanton dritë të përshtatur dhe më të avancuar për sigurinë maksimale në rrugë. Gjithashtu, për ata që kërkojnë një stil më agresiv dhe unik, ekziston opsioni Packeta Black Style, i cili transformon të gjitha pjesët krom në të zeza, duke i dhënë një pamje sportive dhe të rafinuar çdo detaji të jashtëm të veturës.
Teknologji dhe Komfort në Nivel të Lartë
Brendësia e T-Roc është projektuar për të ofruar një përvojë udhëtimi me stil dhe rehati maksimale. Kabina është e pajisur me ndriçim ambjenti me 30 ngjyra të ndryshme, që krijojnë një atmosferë të këndshme dhe të personalizuar për çdo moment. Ekrani kryesor i informacionit dhe argëtimit është një sistem info-argëtues me ekran 12.9 inç, i cili mund të zgjerohet me opsionin e paketës Discover për navigim të avancuar dhe funksione shtesë. Klimatizimi AirCare Climatronic siguron ngrohje dhe ventilim të përshtatshëm për gjithë pasagjerët, duke garantuar një ambient të freskët dhe të rehatshëm pavarësisht nga kushtet jashtme. Për adhuruesit e zërit të cilësisë së lartë, opsioni Harman Kardon sjell një sistem audio premium që plotëson çdo udhëtim me tinguj të pastër dhe të fuqishëm.
Siguria - Teknologji për Mbrojtje Maksimale
T-Roc i ri ka opsion shtesë paketën inovative IQ.DRIVE, e cila përfshin sisteme të avancuara që përmirësojnë sigurinë në rrugë: Travel Assist, që ndihmon në vozitjen automatike në korsinë tuaj, Lane Assist, për mbajtjen e automjetit brenda korsisë, Emergency Assist, që ndërhyn në situata emergjente për të shmangur aksidentet, Side Assist, që monitoron zonat e vdekura dhe paralajmëron në rast nevoje. Gjithashtu, T-Roc ofron kamera 360 gradë për parkim dhe manovrim të sigurt, si dhe sisteme të mbrojtjes proaktive të pasagjerëve. Në përkrahje të sigurisë në terrene të vështira, ekziston Hill Assist që ndihmon në ruajtjen e kontrollit kur vozitni në pjerrësi.
T-Roc i ri është dizajnuar për të qenë i lehtë dhe i këndshëm në vozitje, me shumë funksionalitete që ndihmojnë në përditshmërinë tuaj.

















