Scroll to top

Polo e re.

Frymëzuar nga Golf 4, jo vetëm në përmasa.

Sa emocionuese mund të jetë siguria!

Polo e re jo vetëm që është rritur në mënyrë të ndjeshme, por edhe bind me dizajnin e ri dinamik. Siguria shtesë ofrohet nga sistemet standarde të asistencës, si për shembull, sistemi i monitorimit të ambientit “Front Assist” duke përfshirë funksionin e frenimit emergjent City e detektimin e këmbësorëve.

Pajisje & Dizajn

Polo e re: e besueshme, e sigurt dhe sportive. Me gjuhën e saj të qartë të formës dhe linjat elegante, ajo është ekuilibri perfekt mes dizajnit dhe funksionit. Ajo bind me komfortin, sigurinë dhe karakteristikat moderne. Shkurt: Polo ju bën që ta dashuroni udhëtimin me të.

Më tepër hapësirë për komfortin tuaj.

Karakteristikat e ambientit të brendshëm të Polo-s suaj përfshijnë ndriçimin e ambientit (seria “Highline”), sediljet me mbështetje opsionale e mesit dhe elementet e rinj të dekorit. Përveç kësaj, Polo është rritur, kjo do të thotë më shumë hapësirë në këmbë dhe kokë për shoferin dhe pasagjerët.

Jeni gati për shumë prezencë?

Të kënaqur nga kjo paraqitje: Polo e re është e pajisur me drita dite LED dhe drita të gjata halogjene, duke i dhënë asaj një pamje unike. Me kërkesë, ju mund të përmirësoni pamjen sportive të Polo-s suaj me drita të gjata LED dhe fenerë të pasmë LED.

Tregoni vetëbesim.

Polo e re është sportive dhe spikatëse. Pjesa ballore duket më dinamike falë kofanos së gjatë dhe më e gjerë me linjat horizontale. Pamja e tij sportive, dimensionet kompakte dhe pjesët e pasme të shkurtra për një nivel të lartë kënaqësie drejtimi.

Shihni mirë: Larmia e disqeve të Polos.

Se cilët disqe i shkojnë më shumë Polo-s suaj, është çështje opinioni. Prandaj ofrojmë një përzgjedhje atraktive të disqeve prej çeliku dhe aliazhi të lehtë që mund t’i përdorni për t’i dhënë prekje personale Polo-s suaj.

Galeria

Përgatitur për qytet!

Mbrojtje e gjithanshme. Bukuri e gjithanshme.

Polo e re do të kujdeset për ju. Me më tepër asistentë sigurie se paraardhësi i saj, ajo mban gjithmonë një sy tek gjithçka që ndodh përreth jush. Më tërheqësja është ajo vetë. Dizajni krejtësisht i ri me vijën anësore të ulët, sipërfaqet dinamike dhe dritat e projektuara rishtazi siguron gjithçka në vetvete. Në çdo tur.

unknown
unknown

Infotainment

Dëshironi të bëni telefonata gjatë drejtimit të automjetit, keni nevojë për informacion të përditësuar mbi trafikun, dëshironi të arrini në destinacion nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikën tuaj – Polo juaj ju ofron një larmi zgjedhjesh për përdorim të teknologjisë moderne në mënyrë komode dhe të pa komplikuar.

Për shoferin, vetëm kthesat janë të rëndësishme.

Mbase është e rëndësishme të aktivizoni pajisjen e navigimit edhe në rrugët që i dini përmendësh – me Car-Net “Guide & Inform Basic”. Ky shërbim përdor të dhënat më të përditësuara nga interneti dhe mund t’ju paralajmërojë për bllokimin e trafikut dhe t’ju gjejë rrugë alternative. Ose mund të zbuloni një rrugë të re me anë të kërkimit.

Nëse dëshironi, mund të dëgjoni vetëm radion.

Dëshironi muzikë gjatë drejtimit të automjetit, por dëshironi të jeni të mirë informuar dhe të mos sakrifikoni komfortin e klasit të parë? Atëherë ju duhet të mahniteni nga dy radiot që mund të zgjidhni.

Ndërfaqja telefonike “Comfort”

Ngrini telefonin. Por, ju lutemi, mos i hiqni duart nga timoni. Poloja e re ju ofron sipas kërkesës suaj, ndërfaqen telefonike “Comfort”.

Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.

Me smartfonin tuaj, ju jeni thuajse gjithmonë online. Pse jo me makinën tuaj? Car-Net vendos Polon në autostradën e informacionit – dhe  ju tek shumë përfitime. Shumë shpejt, ju nuk do të dëshironi të humbni shumë shërbime informacioni.

Sistemet ndihmëse

Sistemet inteligjente të asistencës së shoferit në Polo-n tuaj kontribuojnë për komfort më të madh ngarieje dhe për trajtimin ose shmangien e situatave kritike shumë mirë. Edhe nëse ju nuk e vini re gjithmonë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dish që ekziston.

Siguria ka nevojë për shumë ndihmës.

Siguria

Ndonjëherë ndodh diçka e pa parashikuar në trafik. Më pas, Polo e re mund t’ju ndihmojë.

Ecja me makinë

Ju lutemi, mos u zini kush të drejtojë automjetin.

Do ta shijoni drejtimin e Polo-s së re. Kjo mund t’ju lehtësohet dhe të bëhet komfort me sistemet praktike të asistencës. Për shembull, qeraseni veten me një relaksim të vogël në rrugët e gjata ose lejojeni veten të asistohet në trafik.

Parkimi

Drejtimi i automjetit është qejf. Tani edhe parkimi është qejf.

Parkimi mund të kthehet në një torturë. Kështu, sistemet opsionale të asistencës në parkim të Polo-s së re ju ndihmojnë për ta bërë procesin e parkimit më të lehtë.

Komoditeti

Do të mahniteni se sa kënaqësi është të drejtoni Polo-n tuaj të re. Falë pajisjeve të rehatshme, ju mund të uleni në mënyrë komode në distancat e largëta dhe të mbroni shpinën tuaj. Ju mund ta përcaktoni individualisht klimën e dëshiruar të udhëtimit me sistemin opsional të kondicionimit të ajrit “Climatronic” (seria Highline).

Shikoni me kujdes informacionin që dëshironi.

Active Info Display

Sistemi analog i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Pajisja inovative dhe bashkëkohore Active Info Display mund t’ju japë informacion përtej matësit të shpejtësisë dhe atij të karburantit.

Teknologjia

Përfitoni dyfish.

Motorët me benzinë TSI dhe atë me naftë TDI janë të projektuar për të ofruar një fuqi të lartë me konsum të ulët dhe do t’ju frymëzojnë.

Poloja e re përshtatet me stilin tuaj të ecjes.

Ju pëlqen të udhëtoni në mënyrë ekonomike apo sportive? Apo dëshironi më tepër komfort? Duke përzgjedhësin opsional të profilit të ecjes, ju mund të përshtatni karakteristikat e drejtimit të automjetit tuaj me stilin tuaj të ecjes dhe situatën e rrugës apo trafikut.

Gjatë frenimit ju fitoni energji.

Funksionimi i motorit në semafor konsumon karburant në mënyrë të pa nevojshme. Prandaj, sistemi “Start-Stop” fik motorin sapo hiqni këmbën nga gazi. Gjatë frenimit, energjia e çliruar shkon tek bateria dhe ruhet aty.

Asnjë kompromis me hapësirën dhe peshën.

Motori TGI është një alternativë si dinamike ashtu edhe ekologjike, pasi punon me gaz natyror. Serbatorët e gazit natyror integrohen për të kursyer energji dhe duke mos kufizuar në këtë mënyrë as ndryshueshmërinë as vëllimin e hapësirës së brendshme apo të bagazhit.