Keni qenë pjesë e një aksidenti me apo pa shkakun tuaj dhe nuk e keni idenë se ku mund ta bëni prap automjetin siq ka qenë më parë?
Mos u shqetësoni! Baki Automobile – Volkswagen Group me 21 vite përvojë të specializuar në Gjermani, në lëminë e fushës së automobilizmit i zgjedhim të gjitha problemet, duke përfshi edhe ato të karroserisë. Të gjitha shërbimet kryhen me anë të pajisjeve të sofistikuara gjithmonë duke ndjekur çdo proces hap pas hapi sipas standardeve nga Volkswagen AG.
Gama e shërbimeve nga Baki Automobile – Volkswagen Group që ofrojmë është:
-Riparimi i pjesëve të dëmtuara
-Ndërrimi dhe ngjyrosja e pjesëve të dëmtuara
-Pasimi i pjesëve
-Mbrojtje të ngjyrës, shtresë keramike (ceramic coating)
-Korrektim të ngjyrës
-Polirim
Besoni pjesëve origjinale!
Një krahasim që ja vlen të përmendet:
Institutet e pavarura në Gjermani kanë realizuar një eksperiment ku kanë krahasuar Golf VII me pjesë origjinale dhe tjetri me pjesë konkurruese jo origjinale në rast të aksidentit cili do të pësojë më shumë dëme? Në shikim të parë, pjesët tona origjinale mund të jenë më të shtrenjta se pjesët konkuruese.
Crash Test
Por vlera e cilësisë dhe sigurisë së pjesëve origjinale është shumë më e madhe se vlera e paguar, e cila në moment kritik të aksidentit mund të mbrojë jetën nga fataliteti. Shihe videon që e vërteton këtë.