Baki Automobile

TÜV SÜD Çertifikon Baki Automobile me ISO 9001

Data: 14.01.2025

Me krenari ju njoftojmë se Baki Volkswagen Group është zyrtarisht i çertifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001 nga TÜV SÜD Gjermani për Markat Volkswagen, Audi, SEAT, CUPRA, Škoda & Volkswagen Komerciale.

Ky çertifikim dëshmon përkushtimin tonë ndaj cilësisë së lartë, menaxhimit efikas dhe ofrimit të shërbimeve që plotësojnë standardet më të larta ndërkombëtare të ISO 9001 në Volkswagen Group.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Kjo garanton që shërbimet dhe produktet tona janë të standardit më të lartë, duke ju siguruar një përvojë të jashtëzakonshme në çdo hap të bashkëpunimit me ne!

Ju ftojmë të vizitoni showroom-in dhe servisin tonë për brendet Volkswagen Group: Volkswagen, Audi, SEAT, CUPRA, Škoda dhe Volkswagen Komerciale.

Ekipi ynë është këtu për t’ju ofruar shërbimin më profesional dhe eksperiencën më të mirë!

Faleminderit për besimin tuaj – ky sukses është gjithashtu i juaji!