Rreth Nesh

Kompania jone “Baki Automobile” njihet si kompania e pare ne Republiken e Kosoves e cila qe nga viti 1999 eshte autorizuar per shitjen dhe servisimin e veturave nga brendi boteror Volkswagen AG! Pra lirisht mund te quhemi “copez e Gjermanise “.

Gjithashtu jemi partner ekskluziv ne Kosove per shitje dhe servisimin e veturave te markes SEAT, ndersa jemi te autorizuar per servisimin dhe riparimin e veturave te markave Volkswagen Group pra Volkswagen, Audi, Seat, Skoda dhe Volkswagen Komerciale.

Tashme qe veturat elektrike kane nisur te zene vend ne treg, Baki Automobile si gjithmone eshte ne hap me kohen, ku jemi të vetmit në Kosovë të Certifikuar nga Volkswagen AG „Volkswagen Bildungsinstitut“ Zwickau te Gjermanis për automjetet Elektrike, Hybrid Elektronike dhe Mekanike për markat VW, Audi, Skoda, Seat dhe Volkswagen Komerciale.

Baki Automobile eshte themeluar ne vitin 1999 nga z.Baki Abdullahu, i rritur dhe shkolluar ne Gjermani i specializuar ne fushen e automobilizmit, eshte njeri nga te paktet shqiptare qe ka marre guximin te kthehet ne Kosoven e pasluftes qe te investoje.

Me pervojen e sjellur nga Gjermania punen e ka nisur se bashku me familjaret e tij, nje staf prej 12 personave me nje hapsire te vogel punuese prej 550m2.

Puna e pandalshme, serioziteti dhe perkushtimi beri qe ne vitin 2006 te shperblehet nga Volkswagen AG me medaljen e arte per shitje dhe servisim te veturave!

Kerkesat dhe shtimi i numrit te klienteve, zgjerimet e aktiviteteve vepruese, shtimi i numrit te puntoreve dhe specializimi i tyre ne fushat e caktuara, shtimi i aparaturave speciale kerkoj detyrimisht zgjerimin e hapsires punuese.

Ne Qeshor te vitit 2008 u perurua objekti i pare ne Ballkan dhe i dyti ne Europe “Modul Konzept” ne magjistralen Prishtine-Ferizaj objekt ky i licensuar nga Volkswagen AG. 

Showroom

Sot hapesira punuese ka kapacitet rreth 2.000m2, ku ne pjesen qendrore jane te vendosura 20 vinça me kapictet te mbajtjes deri ne 7 ton.

Ne pjesen e dyte te objektit behet pastrimi gjeneral i veturave kurse ne pjesen e trete jane te instaluara paisjet speciale per riparimin dhe ngjyrosjen e veturave te demtuara.

Stafi i Baki Automobile eshte i shkolluar dhe specializuar ne shkollat dhe institutet Gjermane per shitjen dhe servisimin e veturave te VW Group.

Kjo praktike e avansimit professional vazhdon edhe me tej, pasi qe çdo vit stafi vijon trajnime plotesuese ne Gjermani ne menyre qe te percillet avansimi i teknikes dhe elektronikes se aplikuar ne modelet e reja te Volkswagen Group.

Klientelës sonë fillimisht ju ofrohet parkingu me sipërfaqe 1500m².

Në hyrje të showroom-it ekspozohen modelet më të reja të veturave Volkswagen dhe SEAT ku prezantimi i tyre bëhet nga personeli i specializuar për shitje.

Ngjyrosja

Pranimi i klientelës për servisim dhe riparimin/ngjyrosjen e karoserisë gjithashtu bëhet nga personeli i specializuar me përvoj 35 vjeçare.

Çdo automjet i cili është nën garancion pavarsisht se ku është blere në botë dhe ku jeton pronari, tek Baki Automobile riparon cdo defekt te mundeshem 100% nen Garancion pa asnje ngarkese per klientet e markave Volkswagen, Audi, Skoda dhe Seat.

Edhe per veturat qe blihen tek ne, vlen garancioni ne mbare boten ku ka partner te Volkswagen Group.

Pjese e Baki Automobile eshte edhe”Limo Prishtina” (Rent a car with driver), kompania e vetme e specializuar ne Kosove per sherbimet e transportit dhe dhenies se veturave me qera. Flota qe ofrojme perfshine vetura-Sedan, Minivan 8 –ulese, Minibus 16-ulese, Bus deri ne 50 ulese

Per suksesin e Baki Automobile meritat me te veçanta i takojne Liderit z.Baki Abdullahu i cili me besnikeri, pune te dalluar dhe perkushtim beri qe besimi i klientave ne punen tone te shtohet çdo dite e me shume!

Ju mirëpresim Baki Automobile-Volkswagen Group – Team. 

Preloader image