Lajmet

Baki Automobile në Volkswagen Brand Experience
Campus 2025

Data: 19.03.2025

Vizitë nga nxënësit e shkollës
“Shtjefën Gjeçovi”

Data: 18.02.2025

TÜV SÜD Çertifikon Baki Automobile me ISO 9001

Data: 14.01.2025

CUPRA, brend i ri në
tregun tonë.

Data: 03.12.2024

Golf 8.5 facelift
është këtu!

Data: 09.12.2024

Taigo i Ri – Kombinimi i Stilit dhe Teknologjisë

Data: 20.12.2024

Baki Automobile në Volkswagen Brand Experience Campus 2025

Data: 19.03.2025

Baki Automobile në Volkswagen Brand Experience Campus 2025

Dy ditë frymëzuese dhe të mbushura me inovacion, ku patëm mundësinë të përjetojmë nga afër filozofinë, teknologjinë dhe vizionin e Volkswagen për të ardhmen e mobilitetit.

Njohuri të reja mbi produktet dhe zhvillimet më të fundit

Takime me ekspertë të industrisë dhe partnerë të vlefshëm

Eksperienca unike që pasqyrojnë ADN-në inovative të Volkswagen

Momente të veçanta që përmbledhin emocionet dhe energjinë e këtij eventi fantastik!

Falenderojmë Volkswagen Group për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mezi presim të sjellim këto risi tek klientët tanë në Replublikën e Kosovës!

TÜV SÜD Çertifikon Baki Automobile me ISO 9001

Data: 14.01.2025

Me krenari ju njoftojmë se Baki Volkswagen Group është zyrtarisht i çertifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001 nga TÜV SÜD Gjermani për Markat Volkswagen, Audi, SEAT, CUPRA, Škoda & Volkswagen Komerciale.

Ky çertifikim dëshmon përkushtimin tonë ndaj cilësisë së lartë, menaxhimit efikas dhe ofrimit të shërbimeve që plotësojnë standardet më të larta ndërkombëtare të ISO 9001 në Volkswagen Group.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Kjo garanton që shërbimet dhe produktet tona janë të standardit më të lartë, duke ju siguruar një përvojë të jashtëzakonshme në çdo hap të bashkëpunimit me ne!

Ju ftojmë të vizitoni showroom-in dhe servisin tonë për brendet Volkswagen Group: Volkswagen, Audi, SEAT, CUPRA, Škoda dhe Volkswagen Komerciale.

Ekipi ynë është këtu për t’ju ofruar shërbimin më profesional dhe eksperiencën më të mirë!

Faleminderit për besimin tuaj – ky sukses është gjithashtu i juaji!

CUPRA

Data: 03.12.2024

Shumë prej jush mund ta keni dëgjuar këtë emër, një simbol i suksesit dhe traditës, që tashmë është kthyer në një ikonë automobilistike dhe garuese.

Kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë markën më të re në vendin tonë – një emër që ka fituar zemrat e adhuruesve dhe entuziastëve të automobilizmit në mbarë botën.

Po flasim për CUPRA, pjesë e grupit prestigjioz Volkswagen. Me një ADN të bazuar te pasioni, entuziazmi dhe vizioni për të ardhmen, CUPRA kapërcen kufijtë dhe thyen limitet e imagjinatës, duke sjellë eksperienca të jashtëzakonshme për të gjithë.

Me performancë të jashtëzakonshme, dizajn të guximshëm dhe elegant – si nga jashtë ashtu edhe nga brenda – CUPRA ju ofron një përjetim emocionesh të papërsëritshëm. Modelet e saj inovative përshtaten për çdo shije dhe dëshirë, duke ju sjellë veturën e ëndrrave tuaja.

Eksploroni gamën e gjerë të modeleve që CUPRA tashmë ofron në tregun tonë dhe zbuloni veturën që i përmbush të gjitha pritshmëritë tuaja!

Zbuloni më tepër për CUPRA.