CUPRA
Data: 03.12.2024
Shumë prej jush mund ta keni dëgjuar këtë emër, një simbol i suksesit dhe traditës, që tashmë është kthyer në një ikonë automobilistike dhe garuese.
Kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë markën më të re në vendin tonë – një emër që ka fituar zemrat e adhuruesve dhe entuziastëve të automobilizmit në mbarë botën.
Po flasim për CUPRA, pjesë e grupit prestigjioz Volkswagen. Me një ADN të bazuar te pasioni, entuziazmi dhe vizioni për të ardhmen, CUPRA kapërcen kufijtë dhe thyen limitet e imagjinatës, duke sjellë eksperienca të jashtëzakonshme për të gjithë.
Me performancë të jashtëzakonshme, dizajn të guximshëm dhe elegant – si nga jashtë ashtu edhe nga brenda – CUPRA ju ofron një përjetim emocionesh të papërsëritshëm. Modelet e saj inovative përshtaten për çdo shije dhe dëshirë, duke ju sjellë veturën e ëndrrave tuaja.
Eksploroni gamën e gjerë të modeleve që CUPRA tashmë ofron në tregun tonë dhe zbuloni veturën që i përmbush të gjitha pritshmëritë tuaja!