Baki Automobile

Lajmet

Baki Automobile në Volkswagen Brand Experience
Campus 2025

Data: 19.03.2025

Vizitë nga nxënësit e shkollës
“Shtjefën Gjeçovi”

Data: 18.02.2025

TÜV SÜD Çertifikon Baki Automobile me ISO 9001

Data: 14.01.2025

CUPRA, brend i ri në
tregun tonë.

Data: 03.12.2024

Golf 8.5 facelift
është këtu!

Data: 09.12.2024

Taigo i Ri – Kombinimi i Stilit dhe Teknologjisë

Data: 20.12.2024

Baki Automobile në Volkswagen Brand Experience Campus 2025

Data: 19.03.2025

Baki Automobile në Volkswagen Brand Experience Campus 2025

Dy ditë frymëzuese dhe të mbushura me inovacion, ku patëm mundësinë të përjetojmë nga afër filozofinë, teknologjinë dhe vizionin e Volkswagen për të ardhmen e mobilitetit.

Njohuri të reja mbi produktet dhe zhvillimet më të fundit

Takime me ekspertë të industrisë dhe partnerë të vlefshëm

Eksperienca unike që pasqyrojnë ADN-në inovative të Volkswagen

Momente të veçanta që përmbledhin emocionet dhe energjinë e këtij eventi fantastik!

Falenderojmë Volkswagen Group për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mezi presim të sjellim këto risi tek klientët tanë në Replublikën e Kosovës!

Vizitë nga nxënësit e shkollës “Shtjefën Gjeçovi”

Data: 18.02.2025

Në kuadër të Javës së Edukimit Profesional, nxënësit e shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, të drejtimit Mekatronikë, patën mundësinë të vizitonin showroom-in tonë.

Gjatë vizitës, ata u njohën me proceset e servisit profesional, teknologjitë më të fundit të mirëmbajtjes dhe riparimit, si dhe me teknikat inovative të monitorimit dhe analizës së automjeteve – duke theksuar rëndësinë e etikës profesionale.

Ne theksuam përkushtimin dhe profesionalizmin, të cilat janë themeli për karrierën e ardhshme të nxënësve, duke ndarë përvojën tonë mbi zhvillimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen me risitë teknologjike. Gjithashtu, u nënvizua se zbatimi i arsimit dual në sektorin privat është thelbësor për përgatitjen e kuadrove të kualifikuara, duke lidhur teorinë me praktikën dhe duke adresuar nevojat e tregut të punës.

Për nxënësit, kjo vizitë ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të parë nga afër një model biznesi të suksesshëm dhe për të vlerësuar punën praktike të profesionistëve të përfshirë në edukimin profesional.

Përfaqësuesi i kompanisë Baki Automobile, Baki Abdullahu, gjithashtu shërben si Kryesues i Klasterit për Arsim dhe Aftësim Profesional në OEGJK.

Ju falënderojmë për vizitën tuaj dhe shpresojmë të shihemi sërisht!

TÜV SÜD Çertifikon Baki Automobile me ISO 9001

Data: 14.01.2025

Me krenari ju njoftojmë se Baki Volkswagen Group është zyrtarisht i çertifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001 nga TÜV SÜD Gjermani për Markat Volkswagen, Audi, SEAT, CUPRA, Škoda & Volkswagen Komerciale.

Ky çertifikim dëshmon përkushtimin tonë ndaj cilësisë së lartë, menaxhimit efikas dhe ofrimit të shërbimeve që plotësojnë standardet më të larta ndërkombëtare të ISO 9001 në Volkswagen Group.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Kjo garanton që shërbimet dhe produktet tona janë të standardit më të lartë, duke ju siguruar një përvojë të jashtëzakonshme në çdo hap të bashkëpunimit me ne!

Ju ftojmë të vizitoni showroom-in dhe servisin tonë për brendet Volkswagen Group: Volkswagen, Audi, SEAT, CUPRA, Škoda dhe Volkswagen Komerciale.

Ekipi ynë është këtu për t’ju ofruar shërbimin më profesional dhe eksperiencën më të mirë!

Faleminderit për besimin tuaj – ky sukses është gjithashtu i juaji!

CUPRA

Data: 03.12.2024

Shumë prej jush mund ta keni dëgjuar këtë emër, një simbol i suksesit dhe traditës, që tashmë është kthyer në një ikonë automobilistike dhe garuese.

Kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë markën më të re në vendin tonë – një emër që ka fituar zemrat e adhuruesve dhe entuziastëve të automobilizmit në mbarë botën.

Po flasim për CUPRA, pjesë e grupit prestigjioz Volkswagen. Me një ADN të bazuar te pasioni, entuziazmi dhe vizioni për të ardhmen, CUPRA kapërcen kufijtë dhe thyen limitet e imagjinatës, duke sjellë eksperienca të jashtëzakonshme për të gjithë.

Me performancë të jashtëzakonshme, dizajn të guximshëm dhe elegant – si nga jashtë ashtu edhe nga brenda – CUPRA ju ofron një përjetim emocionesh të papërsëritshëm. Modelet e saj inovative përshtaten për çdo shije dhe dëshirë, duke ju sjellë veturën e ëndrrave tuaja.

Eksploroni gamën e gjerë të modeleve që CUPRA tashmë ofron në tregun tonë dhe zbuloni veturën që i përmbush të gjitha pritshmëritë tuaja!

Zbuloni më tepër për CUPRA.

Golf 8.5

Data: 09.12.2024

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Golf 8.5, ikona e evoluar e hatchback-ut, ka mbërritur! Ky model i përmirësuar sjell teknologji të avancuar, dizajn të rifreskuar dhe performancë të jashtëzakonshme, duke e bërë udhëtimin tuaj më të rehatshëm dhe të sigurt.

Karakteristikat kryesore:

Sistem infotainment i përmirësuar me ekran me prekje dhe lidhje intuitive.

Motorë efikas dhe të fuqishëm, për një performancë të shkëlqyer.

Asistentë të avancuar të shoferit, duke përfshirë sistemet e fundit për sigurinë dhe lehtësinë e ngasjes.

Dizajn modern dhe sportiv, me linja të pastra dhe pamje të sofistikuar.

Vizitoni showroom-in tonë për ta parë nga afër Golf 8.5 dhe përjetoni një kombinim të përkryer të stilit, teknologjisë dhe përformancës. Rezervoni test-drive sot dhe zbuloni pse ky model vazhdon të jetë një ikonë në klasën e tij!

Zbuloni më tepër për Golf.

Taigo

Data: 20.12.2024

Volkswagen prezanton Taigo-n e ri, modelin që përcakton standarde të reja për dizajnin dhe performancën. Me linja të guximshme, teknologji të avancuar dhe rehati të jashtëzakonshme, Taigo është krijuar për ata që duan të dalin nga rutina dhe të lënë gjurmë në çdo hap.

Karakteristikat kryesore të Taigo:

Dizajn modern dhe sportiv: Pamje dinamike që bie në sy në çdo rrugë.

Teknologji e avancuar: Pajisur me sistem infotainment të klasit të lartë dhe asistentë të sigurisë për një përvojë të rehatshme dhe të sigurt.

Hapësirë dhe funksionalitet: Perfekt për përditshmëri dhe aventura, duke kombinuar prakticitetin dhe stilin.

Motorë efikas: Performancë e fuqishme me ekonomi të lartë të karburantit.

Volkswagen Taigo ju sfidon të mos ndiqni trendet, por t’i krijoni ato. Ejani në showroom-in tonë dhe zbuloni vetë se si Taigo mund të bëhet partneri juaj ideal për çdo udhëtim.

Zbuloni më tepër për Taigo-n e ri.