Baki Automobile

Servisimi, mirëmbajtja, kontrolla teknike dhe garancioni

Përfitimet tuaja në Partnerin e Autorizuar për Volkswagen Group* Volkswagen, AUDI, SEAT, CUPRA, Skoda dhe Volkswagen Komerciale.

Në Baki Automobile, pavarësisht nëse vetura juaj është diesel apo benzinë, motor hibrid apo elektrik kujdesi për ju dhe automjetin tuaj është prioriteti ynë kryesor.
Ne ju ofrojmë pjesë 100% origjinale me cilësi të lartë dhe shërbime të personalizuara nga ekipi ynë profesional.

Zbuloni përse ne jemi partneri juaj i besuar për çdo nevojë të automjetit tuaj!

Riparime dhe Kontrollime

Ju ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh. Me ekspertizën tonë, automjeti juaj është në duar të sigurta.

Kontrolli dhe mirëmbajtja e rregulltë

Janë të domosdoshme për të ruajtur vlerën, performancën dhe sigurinë teknike të veturës tuaj*.  

Ju përfitoni:

  • Pjesë 100% origjinale me 2 vite garancion
  • Shërbime profesionale, të ofruar me punëtori të autorizuar Volkswagen Group me kapacitetin më të madh të vinçave në Kosovë.
  • Pajisje të sofistikuar, sipas standardeve të Volkswagen Group.
  • Garancion për mobilitet, qëndrueshmëri në udhëtimet tuaja.
  • Shërbime elektronike, duke ju siguruar që kudo në botë të figurojë që vetura juaj është mirëmbajtur tek ne.

Pjesët e Duhura për Volkswagen-in Tuaj

Kujdes ndaj pjesëve të falsifikuara! Në treg mund të gjenden pjesë që duken si origjinale, por nuk ofrojnë të njëjtën cilësi dhe siguri. Zgjidhni gjithmonë pjesët origjinale Volkswagen për të përfituar 100% cilësi prodhuesi dhe për të mbrojtur automjetin tuaj nga dëmtimet e mundshme.

Për më shumë informacion dhe për të gjetur pjesën që ju duhet, na kontaktoni.

Garancioni dhe zgjatja e garancionit (në veturat e reja)

Volkswagen ju ofron siguri dhe qetësi me garancionin e veturave të reja. Riparimet realizohen duke përdorur pjesë origjinale në punëtorinë tonë, duke ju mbrojtur nga kostot e papritura të riparimeve.

Kur blini një veturë të re, ju mund të zgjidhni garancionin që përshtatet më së miri me nevojat tuaja:

  • Garancioni bazë i veturës: 2 vite pa limit të kilometrave dhe
  • Garanci i zgjatur i shkallëzuar

Zgjedhja e garancionit të zgjatur ju mundëson fleksibilitet për vitet dhe kilometrat e mbuluara. Opsionet janë si më poshtë:

Vitet:

3 vite

3 vite

3 vite

4 vite

4 vite

4 vite

5 vite

5 vite

5 vite

Kilometrat e kufizuara:

30,000 km

60,000 km

90,000 km

40,000 km

80,000 km

120,000 km

50,000 km

100,000 km

150,000 km

Vitet

Kilometrat e kufizuara:

3 vite

30,000 km

3 vite

60,000 km

3 vite

90,000 km

4 vite

40,000 km

4 vite

80,000 km

4 vite

120,000 km

5 vite

50,000 km

5 vite

100,000 km

5 vite

150,000 km

Për shembull, nëse zgjidhni opsionin 5 vite / 150,000 km, vetura juaj është e mbuluar nga garancioni për 5 vite ose deri në 150,000 km– vlen opsioni që arrihet i pari.

Servisimi dhe mirëmbajtja në servisin tuaj të autorizuar është thelbësore për të garantuar performancën dhe sigurinë e automjetit tuaj. Ju ftojmë të na vizitoni në showroom-in tonë ose të na kontaktoni përmes formës së kontaktit më poshtë për çdo pyetje apo rezervim shërbimi.

Ne jemi këtu për të siguruar që automjeti juaj të jetë gjithmonë në gjendjen më të mirë!