Scroll to top
[kswr_modernimage mdim_titlecolor=”#ffffff” mdim_titlepadding=”6″ mdim_subtitlecolor=”#f9f9f9″ mdim_overlaycolor=”rgba(0,0,0,0.7)” mdim_colorscheme=”#ffffff” mdim_image=”3221″ mdim_title=”Touran” mdim_titlefont=”font-size:60px;line-height:1;” mdim_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:700;” mdim_subtitle=”Të gjithë të rritur.” mdim_subtitlefont=”font-size:38px;” mdim_subtitlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:400;”]

Touran është furgoni më i shitur në Evropë

Në 2016 Touran u bë nr. 1 i të gjitha klasave të furgonave.

Touran nga Volkswagen është furgoni i parë më i suksesshëm në Evropë. Nisur nga kërkimet e tregut të kompanisë së njohur IHS Automotive, Touran filloi që në fund të vitit 2016 me më shumë se 112.000 regjistrime të reja në kontinentin evropian si furgoni më i shitur. Brezi i fundit i Allrounder me sistemet inovative të ndihmës dhe infotainment është shitur në mbi 40 vende të botës. Falë sistemit të ndenjëseve Fold-Flat  (me deri në shtatë ndenjëse dhe 834 deri 1980 litra vëllim bagazhi), Touran konsiderohet si një nga mjetet shumë-përdorimshe më të ndryshueshme të të gjitha klasave. Në Austri, në vitin 2016 janë nxjerrë 4.527 Touran. Ai zinte 23% pjesë segmenti, duke u bërë furgoni më i shitur në klasën e vet.

Më shumë variacion për jetën tuaj familjare.

Touran të bën përshtypje edhe kur je në kërkim. Për më shumë dritë dhe pamje kujdeset tavani opsional panoramik/i rregullueshëm/me rrëshqitje më i madh në klasën e tij. Dimensionet e tij kompakte dhe praktike në qytet i kombinon me një koncept inteligjent hapësire. Kështu, ju do të shijoni një fushëpamje dhe liri në pjesën e poshtme të këmbëve, të cilat veçanërisht për distanca të gjata ofrojnë rehati maksimale.

R-Line

R-Line

Merreni më me sportivitet të përditshmen tuaj.

Jeta e përditshme është kampi më i vështirë i trajnimit. Që të përmbushni kërkesat e jetës familjare, keni nevojë për një dozë të mirë palestre. Një pamje të përshtatshme sportive ju ofrojnë pajisjet R-Line. Pavarësisht nëse keni R-Line “Exterieur” ose “Interieur”, ashtu si ju e shikoni atë, Touran nga jashtë është po aq i mirë sa nga brenda.

R-Line

Merreni më me sportivitet të përditshmen tuaj.

Jeta e përditshme është kampi më i vështirë i trajnimit. Që të përmbushni kërkesat e jetës familjare, keni nevojë për një dozë të mirë palestre. Një pamje të përshtatshme sportive ju ofrojnë pajisjet R-Line. Pavarësisht nëse keni R-Line “Exterieur” ose “Interieur”, ashtu si ju e shikoni atë, Touran nga jashtë është po aq i mirë sa nga brenda.

Pamja e jashtme R-Line

Mbështetet në hijeshi të jashtme.

Paketa R-Line “Exterieur” mbështetet tërësisht mbi vlerat e jashtme. Logo R-Line zbukuron modelin sportiv në panelet anësore dhe dyert para dhe natyrisht në grilën e radiatorit. Në parakolp, fryrëset e ajrit në mbishkrimin “C” plot shkëlqim të zi të japin një përshtypje edhe më madhështore që e kthen çdo rrugë në një podium fitoreje.

Timoni sportiv multifunksional

Gjithçka në dorën tuaj.

Edhe para se logoja R-Line të shfaqet në ekranin kryesor, është e qartë se: Çfarë pamje të jashtme ofron paketë R-Line “Exterior” në Touran, do të jetë gjithmonë e përsëri theksim i pjesës së brendshme sportive. Timoni sportiv multifunksional në lëkurë me dekor alumini, logoja R-Line dhe qepja dekorative në gri kristali ofrojnë një pamje sportive për një ndjesi sportive në udhëtim.

Galeria

Përjetoni karakteristikat e Touran nga perspektiva të ndryshme.

[vckit_button title=”Galeria” align=”right” custom_onclick=”lightbox” custom_class=”vckit_custom_class_95f8eea705cb18″ tutorial=”” lightbox_id=”gallery” text_color=”#ffffff” background_color=”#0a0a0a” hover_text_color=”#ffffff” hover_background_color=”#0a0a0a” border_color=”#ffffff” hover_border_color=”#0a0a0a”]
[vckit_lightbox id=”gallery” size=”large” width=”1080″ custom_class=”vckit_custom_class_105e3938596cd26″ tutorial=””][vckit_image_slider arrow_style=”square” show_dot=”yes” infinite=”yes” tutorial=”” list_image=”3225,3226,3227,3228,3229″][/vckit_lightbox]
vw-volkswagen-touran-innen-interieur-cockpit

Infotainment

App-Connect

Volkswagen-i juaj kthehet në një telefon inteligjent me rrota.

Shërbime të reja e praktike, si dhe aplikacione të dobishme: Kjo është bota e Car-Net. Nëse dëshironi shërbime të personalizuara të navigimit ose lidhjen e automjetit tuaj me telefonin inteligjent: sipas dëshirës, Touran lidhet mirë në rrjet.

Radio dhe navigim

Sa mirë kur mund të zgjedhësh vetë ko-pilotin.

Në makinën tuaj Volkswagen, e përcaktoni ju se çfarë do të ndodhë. Por ka dy radiostacione në zgjedhjen tuaj: me altoparlantë përkatës, teknologji të lehtë për t’u përdorur dhe shumë opsione lidhjesh. Ose merrni një nga dy sistemet opsionale të navigimit, të cilat nga ana multimediale nuk lënë asgjë për të dëshiruar.

Telefoni

Me të dy duart në timon, ju mund të telefononi i sigurt.

Qëndroni në kontakt edhe kur jeni në timon, nëse dëshironi. Me lidhjen telefonike opsionale “Comfort” dhe “Premium” ju mbani të dyja duart në timon dhe keni trafikun nën kontroll.

Volkswagen Media Control

Ju kontrolloni makinën, pasagjerët muzikën.

Volkswagen Media Control gjithashtu i lejon pasagjerët tuaj të pasmë të operojnë sistemin infotainment: i lehtë dhe i rehatshëm nëpërmjet një PC-tableti, i cili shërben si telekomandë.

Sistemet ndihmëse

ACC & Front Assist

Në rrugë të mbushura plot, ju do të ndjeheni i qetë.

A keni dëshiruar ndonjëherë një asistent, i cili të ketë mendjen tek trafiku për ju? Me sistemin e rregullimit të distancës ACC dhe sistemin e vrojtimit të përfshirë në paketën Front Assist, përfshirë funksionin e frenimit City në rast emergjence, ju do të ndjeheni më të relaksuar në rrugë.

“Side Assist” përfshirë “Lane Assist”

Ruani korsinë dhe gjithashtu fushëpamjen.

Me një paralajmërim në kohë të automjeteve në pjesën anësore dhe të pasme të Volkswagen, ju mund të vlerësoni situatat më mirë dhe të minimizoni rreziqet. Së bashku “Lane Assist” dhe “Side Assist” ju paralajmërojnë jo vetëm vizualisht, por edhe me një lëvizje në drejtim të kundërt.

Sistemi ndihmës i rimorkios “Trailer Assist”

Kthejeni manovrimin me rimorkio në një lojë fëmijësh.

Gjatë manovrimit me një rimorkio, makina juaj mund të marrë përsipër drejtimin për ju. Sistemi opsional ndihmës i rimorkios “Trailer Assist” ju heq kaq shumë punë.

Frena kundër përplasjes së shumëfishtë

Në rast aksidenti, nuk duhet të shkaktoni aksidente të tjera.

Frenat standarde kundër përplasjes së shumëfishtë ndihmojnë që të mos ndodhin përplasje të shumëfishta. Sistemi bën të mundur që pas një aksidenti të shmangen përplasjet e mëtejshme dhe të parandalohet rrëshqitja. Brenda kufijve të sistemit, bëhet e mundur që Volkswagen-i juaj të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Efikasiteti

TDI

Përfitoni nga fuqia tërheqëse më e lartë e kombinuar me konsum më të ulët.

Kaloni shumë kohë në rrugë, por dëshironi të mbani të ulët konsumin e karburantit? Motorët tanë TDI me naftë bazohen në teknologjinë Common-Rail  dhe janë optimizuar për efikasitet, fuqi dhe performancë.

TSI

Zgjidhni kënaqësinë e udhëtimit bashkë me logjikën.

Motori i benzinës TSI është përzierje e përsosur e performancës dhe kursimit. Edhe me xhiro të ulëta, do të përfitoni shpejtësi maksimale.

BlueMotion Technology

Nëse për ju konsumi i ulët i karburantit është i rëndësishëm.

Nëse zgjidhni një Volkswagen me BlueMotion Technology, ju do të merrni një model që kontribuon përmes një kombinimi inteligjent në uljen e konsumit të karburantit.

Përzgjedhja e profilit të ecjes

Volkswagen-i përshtatet me stilin tuaj të ecjes.

Me sistemin opsional të përzgjedhjes së profilit të ecjes, karakteristikat e makinës i përshtaten situatave në rrugë dhe në trafik. Pra, jeni dinamikë dhe ekonomikë në rrugë njëkohësisht.

Komoditeti

Ndenjëse e integruar për fëmijë

Kështu pasardhësit tuaj mund të ulen të qetë.

Në mënyrë opsionale, ju merrni Touran me deri në dy ndenjëse të integruara për fëmijë. Kështu ne kemi menduar edhe për rehatinë e pasagjerëve të vegjël.

7 ndenjëse

Ju qëndroni fleksibël dhe pasagjerët tuaj të relaksuar.

Familja, miqtë, kolegët: Me deri në shtatë ndenjëse, të gjithë e gjejnë vendin e tyre. Dhe në sajë të “Easy Entry” edhe pasagjerët në rreshtin e tretë udhëtojnë të qetë.

Sistemi i ajrit të kondicionuar “Pure Air Climatronic”

Kujdesuni për një klimë individuale gjatë udhëtimit.

Shumë nxehtë, shumë ftohtë, apo diçka në mes? Gjetja temperaturës së duhur nuk mund të jetë e lehtë sidomos me disa pasagjerë. Me ajrin e kondicionuar opsional me 3 zona “Pure Air Climatronic” diskutimet për klimën i përkasin të kaluarës.

Ndenjëset ergoActive

Nëse ju kujdeseni me zemër për shpinën tuaj.

Funksioni i masazhit i ndenjëseve opsionale me ngrohje ergoActive ofron rehati maksimale. Ju mund të përshtatni lehtësisht ndenjësen e shoferit apo të pasagjerit para sipas shtatit të trupit dhe kështu të lehtësoni shpinën.