
SUV i një brezi të ri.
SUV e një gjenerate të re. Touareg-u i ri ka një prezencë unike falë dizajnit të tij të thjeshtë e konfident. Karakteristikat teknike si pajisje opsionale, të tilla si stabilizuesi elektromekanik i tronditjeve, IQ-ja. Dritat e përparme me matricën LED si dhe Innovision Cockpit bën që komforti, drejtimi i automjeti dhe entuziazmi të arrijnë një nivel të ri. Hedhja në treg pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit qershor 2018.
Vlerat e stilit
Çfarë ju pëlqen më shumë: pamja e këndshme high-tech, ngrohtësia e drurit dhe lëkurës, apo detajet sportive? Pak rëndësi ka se çfarë do të zgjidhni, me linjat luksoze të pajisjeve “Elegance”, “Atmosphere” apo “R-Line”, mund ta gjeni stilin tuaj.

Linja e pajisjeve “Elegance”
Një estetikë veçanërisht ekskluzive ju pret.
Touareg “Elegance”: Eleganca e stilit takon dizajnin superior.
Pajisjet e linjës “Atmosphere”
Përkëdhelni shqisat tuaja.
Touareg “Atmosphere” nuk bën asnjë kompromis për materialet elegante dhe komfortin e jashtëzakonshëm.


Linja e pajisjeve “R-Line”
Një estetikë veçanërisht ekskluzive ju pret.
Touareg-u i ri hedh një sfidë të re sportive. Me linjën e pajisjeve “R-Line” vihet re më qartë ky tipar karakteristik – brenda dhe jashtë.
Galeria


Dizajni
Touareg vendos standarde të rinj me dizajnin ekspresiv dhe avantgard. Brenda bind me shumë opsione të dizajnit individual.
Pjesa e jashtme
Mësoni mënyra të reja.
Stili në një formë të re: Pjesa e përparme paraqitet me një kofano të zgjatur, linja anësore të mprehta, fenerë të pasmë LED spikatës – Touareg-u i ri kombinon SUV me elegancën dhe dinamizmin.


IQ. Fenerët me matricë drite LED
Sepse askush nuk e pëlqen verbimin.
Ndriçim jo verbues thuajse në të gjitha situatat: IQ opsionale. Fenerë të përparmë me matricë drite LED me kontroll dinamik “Dynamic Light Assist” bëjnë rrugën tuaj më të ndritshme dhe më të gjerë, pa ndikim të përdoruesve të tjerë të rrugës në fushëpamjen tuaj.
Paketa “Black Style”
Shtojini një theks spikatës të zi nëpërmjet paketës opsionale “Black Style” të dizajnit.
Bëni tërheqës Touareg-un tuaj “R-Line”: me paketën e dizajnit “Black Style”* mund të shtoni edhe më shumë ekspresivitet në pjesën e jashtme të automjetit tuaj.
*Përdorimi do të bëhet i mundur në një datë të mëvonshme. Partneri i Volkswagen do t’ju informojë me kënaqësi.




Innovision
Innovision Cockpit është një nga karakteristikat kryesore të Touareg. Ekrani i gjerë dhe i lakuar me paraqitje të shkëlqyer ofron një orientim unik të shoferit dhe një koncept operativ intuitiv.
Përdorni qendrën e kontrollit pa buton.
Zini vend në kroskotin e së ardhmes: Sipas kërkesës, drejtuesi i Touareg-ut ulet përpara një ekrani të madh të lakuar dhe komandon pamjen dixhitale nëpërmjet prekjes, gjesteve apo zërit.


Discover Premium
Shijoni sistemin e info-argëtimit në një dimension të ri.
Sistemi opsional i navigimit “Discover Premium” vjen me dimensione të reja: Me ekranin e madh me prekje 38 cm, mund të shfaqen më shumë informacione dhe të ofrohet një shumëllojshmëri funksionesh.

Digital Cockpit
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Kroskoti opsional Digital Cockpit mund t’ju japë më tepër informacion sesa matësi i shpejtësisë, takometri apo sasia e karburantit- Ju mund të përzgjidhni informacionin sipas nevojave tuaja. Ekrani i madh dhe funksionet inovative ju japin më tepër informacion se kurrë më parë.

Head-up-Display
Sytë tuaj qëndrojnë tek rruga.
Sytë tuaj qëndrojnë tek rruga, por ju mund të shihni informacione të rëndësishme për automjetin. Afishimi opsional Head-up-Display projekton informacionin lidhur me matësin e shpejtësisë dhe navigimin si dhe asistencën e drejtuesit në xhamin e përparmë.

Komoditeti
Kërkoni komfortin në një nivel tjetër. Në Touareg, qëndroni mbi rrugë, shijoni një hapësire të këndshme, funksionalitete praktike dhe një teknologji inovative për përdorim të përditshëm.






Sistemet e asistencës
Touareg bind edhe sa i përket teknologjisë. Pasi vjen me sistemet inovative të asistencës së drejtuesit, shumë prej të cilëve përdoren për herë të parë në një Volkswagen.

Ndihma e të parit natën
Shihni çfarë ka në errësirë.
Pajisjet e të parit natën mund t’i njihni nga filmat me spiunazh. Tani mund ta keni një të tillë në makinën tuaj. Rrezet e asistencës opsionale të të parit natën të Touareg-ut tuaj mund t’ju ofrojnë imazhe termike të mjedisit njerëzor dhe shtazor në kroskot.”





Përvoja me makinën
Eksperienca në drejtim Ju pëlqen të drejtoni automjetin në rrugë të shtruara apo të pashtruara, teknologjitë e reja i japin Touareg-ut karakteristika të jashtëzakonshme drejtimi. Stabilizimi aktiv elektromekanik i tronditjeve
Kështu nuk do të tronditeni më.
Dëshironi të merrni kthesat në mënyrë më sportive? Stabilizimi aktiv opsional elektromekanik i tronditjeve redukton lëkundjet anësore dhe tendencën për t’u anosur. Rezultati: karakteristika mahnitëse drejtimi dinamik.




Infotainment

Always on
Gjithmonë në humor të mirë.
Në Touareg jeni online. Një kartë eSIM e instaluar në mënyrë të përhershme siguron qasjen tuaj në internet dhe në botën shërbimeve online nëpërmjet Car-Net. Pra, qëndroni të informuar dhe argëtohuni pa pushim.

Sistemi i navigimit
Sa komod mund të jetë navigimi!
Sistemi standard i navigimit “Discover Pro” me ekran të madh xhami me prekje lë shumë pak dëshira të paplotësuara. Përveç kësaj, Touareg-u ofrohet në mënyrë opsionale me “Discover Premium”, i cili së bashku me Digital Cockpit -një ekran të lakuar e të drejtuar nga shoferi- si dhe me një koncept të ri intuitive kontrolli digjitalizojnë kroskotin plotësisht.

Car-Net
Bota e lidhur e Car-Net është e hapur për ju.
Shërbimet celulare online në makinë do të jenë së shpejti për ju po aq të domosdoshme sa smartfoni në jetën e përditshme. Rrjetëzimi digjital përmirëson navigimin dhe komunikimin, ju ndihmon të kurseni kohë duke mbajtur informacionin e përditësuar dhe siguron asistencë të shpejtë kur është e nevojshme.

Telefonia
Lehtëson komunikimin tuaj.
Jepini fund malit me kabllo në automjet. Ndërfaqja telefonike “Business” e telefonisë vjen me kapje të fortë valësh dhe aftësinë për të karikuar induktivisht smartfonët.

Dynaudio
Zbuloni gjatë udhëtimit edhe botën e tingujve.
Tingujt më të lartë për Touareg-un. Por edhe basi më i thellë. Sipas dëshirës suaj, një tingull fantastik 7.1 Dolby-Surround nga DYNAUDIO ju shoqëron me 14 altoparlantë që përputhen në mënyrë të përkryer me tingullin ambiental të automjetit.

App-Connect & Media Control
Ka edhe aplikacione për Touareg-un tuaj.
Në Touareg, në sajë të App-Connect, mund të lidhni smartfonin tuaj me sistemin e info-argëtimit dhe të përdorni shumë aplikacione gjatë drejtimit të automjetit. Volkswagen Media Control u lejon pasagjerëve tuaj të përcaktojnë programin nëpërmjet pajisjes celulare.