Scroll to top
[kswr_modernimage mdim_titlecolor=”#ffffff” mdim_titlepadding=”6″ mdim_subtitlecolor=”#f9f9f9″ mdim_overlaycolor=”rgba(0,0,0,0.7)” mdim_colorscheme=”#ffffff” mdim_image=”3499″ mdim_title=”Golf i ri” mdim_titlefont=”font-size:60px;line-height:1;” mdim_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:700;” mdim_subtitle=”E gjithanshme sa vështirë se gjen makinë tjetër” mdim_subtitlefont=”font-size:38px;” mdim_subtitlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:400;”]

E gatshme për atë që vjen.

Golf i ri është më sportiv, më dinamik dhe më i dallueshëm se kurrë. Kjo në sajë të një serie sistemesh ndihmëse dhe argëtuese që të jeni gati për atë çka mund të sjellë e tashmja dhe e ardhmja.

Pajisje dhe dizajn

Dizajni i jashtëm

Dinamika takon elegancën.

Që në pamje të parë, një Golf me një pamje të veçantë dhe vetëbesim si në çdo brez. Nisur nga fenerët dhe parakolpi të projektuar rishtazi mbi grilat dinamike të radiatorit, tek difuzori dhe fenerët e pasmë me pamje ekspresive falë teknologjisë LED.

Dizajni i brendshëm

Hapësira, komoditetin, teknologji.

Të gjitha jua ofron Golf i ri në pjesën e brendshme. Me një qëllim të vetëm: për të bërë çdo udhëtim tuajin, emocionues, komod dhe të sigurtë.

Linjat e ndriçimit

E dukshme, që me shikim të parë.

Dizajni i ndriçimit në Golfin e ri është mbresëlënës dhe në disa variante tërheqëse. Pavarësisht se cilën paketë zgjidhni: Dritat kontribuojnë për një paraqitje të mirë.

Disqet

Duket mjaft mirë për ju: Programi i rrotave të Golfit.

Se me cilin kombinim gomë-disk duket më mirë Golfi juaj, kjo është thjesht çështje këndvështrimi. Rrotat me disqe alumini theksojnë padyshim natyrën sportive të Golfit.

Galeria

Këndvështrime të ndryshme.

[vckit_button style=”isi” title=”Galeria” align=”right” custom_onclick=”lightbox” custom_class=”vckit_custom_class_105f9155c5c8caa” tutorial=”” lightbox_id=”gallery” background_color=”#ac811b” hover_background_color=”#ac811b”]
[vckit_lightbox id=”gallery” size=”large” width=”1080″ custom_class=”vckit_custom_class_105e3938596cd26″ tutorial=””][vckit_image_slider arrow_style=”square” show_dot=”yes” infinite=”yes” tutorial=”” list_image=”3502,3503,3504,3505,3506″][/vckit_lightbox]

Efikasiteti

Motorët

Përfitoni nga fuqia tërheqëse më e lartë e kombinuar me konsumin më të ulët.

Motorë TSI me benzinë dhe motorët TDI me naftë karakterizohen nga një fuqi e lartë dhe konsum i ulët i karburantit dhe do t’ju mahnitim. Sistemi motorik TGI BlueMotion është një alternativë sa dinamike aq edhe e ndërgjegjshme për mjedisin, për shkak se mund të funksionojë me gaz natyror.

”4MOTION”

Mos e humbni forcën tërheqëse.

Nuk dëshironi të humbni forcën tërheqëse të shkëlqyer edhe në tokë të lagësht dhe me gunga? Në sajë të sistemit inteligjent motorik opsional ”4MOTION” me katër rrota aktive, kjo është e mundur pothuajse kudo.

Sistem aktiv i cilindrave

Thjesht fiket dhe kurseni karburant.

Me konsumin më të ulët të energjisë, ju vështirë se do ta vini re kur motori funksionon vetëm me dy cilindra. Fikja e cilindrave e bën të mundur këtë. Kështu, ju mund të reduktoni ndjeshëm konsumin e karburantit.

Përzgjedhja e profilit të ecjes

Golf i ri i përshtatet stilit tuaj të ecjes.

Ju pëlqen të ecni në mënyrë ekonomike apo sportive? Apo ka rëndësi më shumë rehatia për ju? Me sistemin opsional të përzgjedhjes së profilit të ecjes,  karakteristikat e lëvizjes me makinë përshtaten me stilin e shoferit si dhe me kushtet e rrugës e të trafikut.

Infotainment

Sistemi telefonik.

Ju lehtëson komunikimin.

Bisedoni sa të doni, por, ju lutemi, duart tek timoni. Golfi i ri ju ofron gjithashtu sipas dëshirës dy ndërfaqe të rehatshme të celularit.

Radio

Nëse dëshironi, mund të dëgjoni vetëm radion.

Dëshironi muzikë gjatë udhëtimit, por dëshironi edhe të jeni i mirë informuar dhe të mos hiqni dorë nga rehatia? Atëherë do të impresionoheni nga dy radiot në zgjedhjen tuaj.

Navigimi

Kështu arrini në destinacionin në kohën e duhur.

Dy sistemet opsionale të navigimit ofrojnë një pasuri funksionesh të reja dhe nuk lënë asnjë dëshirë pa plotësuar. Kështu ju do të jeni krejtësisht i argëtuar dhe do të qëndroni në drejtimin e duhur.

”Car-Net Guide & Inform”

Qëndroni të përditësuar në rrugën tuaj.

Me ”Car-Net Guide & Inform” do të shihni destinacione emocionuese në zonën tuaj, parkingun më të afërt ose pikën më të afërt të karburantit.

Sistemet e ndihmës

”ACC & Front Assist”

Jo i vetëm në rrugë… me Golf-in e ri do të ndjeheni të qetë.

A keni dëshiruar ndonjëherë një asistent i cili të ketë mendjen tek trafiku për ju? Me sistemin e rregullimit të distancës ”ACC” dhe sistemit të vrojtimit të përfshirë në paketë ”Front Assist”, përfshirë funksionin e frenimit në rast emergjence dhe njohjen e këmbësorëve, ju do të ndjeheni më të relaksuar në rrugë.

”Park Assist”

Parkimi mund të jetë shumë i thjeshtë.

Parkoni gjithmonë vetë? Sistemi ndihmës opsional “Park Assist” mund t’ju heqë stresin në timon dhe t’ju lehtësojë gjetjen e një vend parkimi. Sensorët me ultratinguj do të zbulojnë nëse Golfi juaj përshtatet në vendin përkatës.

Sistemi ndihmës në trafik dhe ”Emergency Assist”

Që t’i paraprish, nëse nuk ecën më shumë.

Sistemi ndihmës opsional i trafikut ju ndihmon në trafikun nervozues ec-ndalo dhe mund t’ju ndihmojë në këtë mënyrë për të shmangur aksidentet tipike në trafik. Sistemi opsional ”Emergency Assist” mund të detektojë nëse shoferi nuk është i aftë për të drejtuar mjetin dhe merr përsipër kontrollin e drejtimit.

Komoditeti

‘Active Info Display”

Shikoni tamam informacionet që dëshironi të shihni.

Tacho ishte dje. Nëse dëshironi, zëvendësoni njoftimet klasike tub me një ekrani me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ ”Active Info Display” ju jep informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe matjes së karburantit.

”DYNAUDIO Excite”

Jo vetëm ju, por edhe tingujt të jenë në formën e duhur.

Muzikë në makinë, e cila tingëllon më mirë se nga sistemi juaj Hi-Fi? Sistemi opsional ”DYNAUDIO Excite” është përgjegjës për akustikën e automjetit dhe ju ofron një tingull që nuk e prisni  edhe nëse jeni mësuar me tinguj ”High-End”.

Ndenjësja ”ergoActive”

Nëse kujdeseni me zemër për shpinën tuaj

Rregullatori me 14 opsione i ndenjëses opsionale ”ergoActive” ju ofron një nivel të lartë rehatie. Ju mund të përshtatni lehtësisht ndenjësen e shoferit sipas trupit tuaj dhe kështu të lehtësoni shpinën. Ndenjësja inovative ka një funksion të integruar masazhi dhe është me ngrohje.

Pajisje lëkure

Vendos për elegancë të përjetshme.

Shijoni në çdo udhëtim ndjenjën e pakrahasueshme të një ambienti të veçantë. Sepse sipas dëshirës, ju merrni për Golfin tuaj veshje fine prej lëkure dhe ”ArtVelours”, ndër të tjera me ndenjëse me ngrohje dhe timon multifunksional të veshur me lëkurë.

Ju lutem të konsultoheni me shitësin për konfigurim dhe kalkulim final për veturën.

Më poshtë mundeni të shkarkoni çmimoren.

[vckit_button title=”Çmimore” align=”center” custom_class=”vckit_custom_class_85fcbdfbb1b020″ tutorial=”” link=”url:http%3A%2F%2Fwww.bakiautomobile.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2020%2F05%2FCmimore-Golf-Baki-Automobile.pdf||target:%20_blank|”]